Lladrovci: 14 anëtarët e familjes së testuar nga Zabeli i Ulët, janë negativ!

Lajmi i mirë për Drenasin, 14 anëtarët e familjes së testuar në Zabel të Ulët, janë negativ

Pas identifikimit të një qytetari si pozitiv me covid-19, nga fshati Zabel i Ulët, tërë familja është marr në testim.

Nga testimi rezulton se të gjithë, 14 anëtarët e familjes janë negativ.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë për Drenasin dhe ka ftuar qytetarët edhe më tej të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e IKSHP-së, që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e virusit covid-19.

Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:

Lajm i mirë, të gjithë 14 anëtarët e familjes së testuar nga Zabeli i Ulët, janë negativ!

Pas identifikimit të një qytetari si pozitiv me covid-19, nga Zabeli i Ulët, tërë familja është marrë në testim. Nga testimi rezulton se të gjithë 14 anëtarët e familjes janë negativ.

Ftoj qytetarët edhe më tej të respektojnë udhëzimet rreth parandalimit dhe luftimit të virusit covid-19!

Kujdes po, panik jo!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë