Lajm i mirë/ Rasti i parë me koronavirus nga Drenasi drejt shërimit

Ministria e Shëndetësisë kishte shënuar rastin e parë me Covid19 në stafin e saj rreth dy javë më parë.

Ai mbeti edhe rasti i vetëm në këtë institucion, pasi që të gjithë rastet e kontaktit të tij kishin dalur negativ. Nga rrugë zyrtare mësohet se pacienti që është pjesë e stafit të MSH-së ka kryer testin e parë dhe lajmi i mirë është se ka rezultuar negativ, që i bie në ditën në vijim po të rezultojë ashtu, ai shërohet tërësisht.

Pacienti është nga Drenasi por nuk u regjistrua si rasti i parë në këtë komunë, pasi që vendosi të qëndroj në Prishtinë, larg familjes dhe rrethit të tij, gjatë kohësa sa po punonte edhe në karantina.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë