Dyqani “Baruti” dhuron 2500kg miell për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesin e dyqanit “Baruti”, Petrit Gashi, i cili ka njoftuar kryetarin Lladrovci se pronari i këtij biznesi, Enver Doberdolani ka shpreh dëshirën t’i dhuroj 2500kg miell për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar pronarin e dyqanit “Baruti, Enver Doberdolanin dhe përfaqësuesin e këtij biznesi, Petrit Gashi për ndihmën e ofruar dhe ka vlerësuar se përkrahja për familjet në nevojë që po behët gjatë kësaj kohe nga donatorë të shumtë, është shumë e mirëseardhur që këtë gjendje të kalojmë në mënyrën me të mirë.

Këto ndihma (miell) do të ndahen sipas listave të dërguara nga administratorët e vendbanimeve në listat pritëse.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë