Presidenti Thaçi shtrihet në QKUK pas problemeve shëndetesore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pas disa komplikimeve shëndetësore që ai i ka pasur. Thaçi është shtrirë në klinikën e Urologjisë për t’i kryer trajtimet mjekësore.

Express merr vesh se Presidenti Hashim Thaçi pas disa problemeve shëndetësore  ka përfunduar në QKUK ku është duke marrë trajtim mjekësor.

Mësohet se Thaçi u është nënshtruar analizave mjekësore nga stafi i urologjisë, aty ku është duke qëndruar për momentin.

Së shpejti do të ju sjellim detaje të reja rreth gjendjes së presidentit dhe trajtimit që po i bëhet atij në QKUK.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë