Dezinfektohet objekti i Komunës së Drenasit

Në vazhdën e masave për mbrojtje nga virusi COVID-19, po bëhet dezinfektimi i rregullt i objektit të Komunës së Drenasit, duke siguruar kështu ambient të sigurtë pune për zyrtarët dhe për të ofruar shërbime të sigurta dhe profesionale për qytetarët.

Po ashtu, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherit kryesues i Shtabit Emergjent dhe atij Operativ Emergjent, ka thirrur sërish mbledhje, për të diskutuar lidhur me shpalljen vatër të infeksionit vendbanimin Zabel i Ulët dhe për zjarret e shumta të cilat po ndodhin këto ditë në Drenas.

Po ashtu, për të siguruar ambient të sigurtë për mbajtjen e mbledhjes për akterë pjesëmarrës të Shtabit, është dezinfektuar Salla e Kuvendit Komunal herët në mëngjes.

Qytetarë të nderuar, respektoni rekomandimet e IKShP-së, evitoni daljet e panevojshme, mbroni vetën, familjen dhe shëndetin publik.

Pa panik, por me kujdes të shtuar. Bashkë ia dalim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë