Komuna e Drenasit: Nuk është kohë pikniku për t’i dëmtuar pyjet

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, respektivisht shërbimi i zjarrfikësve, me shqetësim këto ditë është njoftuar për djegien e pyjeve.

Në këtë kohë pandemie, kur të gjithë bëjnë thirrje për ta ruajtur shëndetin, për t’i shmangur daljet e panevojshme, disa qytetarë të pandërgjegjshëm, i kanë vënë zjarrin pyjeve.

Pyjet në Komunën e Drenasit, gjatë gjithë javës, janë përfshirë nga zjarri, një pakujdesi e secilit qoftë, e dëmton rëndë ambientin tonë, dhe angazhimin e të gjithëve për të kaluar këtë sfidë.

Prandaj, Drejtoria e Shërbimeve Publike, apelon të qytetarët që të mos ndërmarrin veprime të tilla, të ndezjes së zjarreve, që rrezikojnë shëndetin dhe dëmtojnë pronën, sepse ndaj tyre do të merren edhe masat ndëshkuese konform ligjit.

Të ruajmë ambientin ku na rrethon, dhe t’i shmangim daljet e panevojshme në natyrë.

Nuk është kohë pikniku, por kujdesi ndaj shëndetit të të gjithëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë