Regjistrohet rasti i dytë me koronavirus në Drenas

Është regjistruar rasti i dytë me koronavirus (COVID-19) në Komunën e Drenasit.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), i cili ka thënë se 30 raste të reja me koronavirus në Kosovë janë identifikuar gjatë ditës së sotme, dhe një rast me koronavirus është nga fshati Zabel i ulët-Drenas./DrenicaOnline.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Nga data 08 shkurt deri më 18 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 4.366 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej pesëqind e dhjetë (510) me dymbëdhjetë (12) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë