Deputetja e PDK-së: Qeveria e Vetëvendosjes po e pastron nga të gjitha mëkatet Serbinë e Vuçiqit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar nga Serbia një donacion prej 1 000 testesh për koronavirus.

Deliu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se sot kryeministri i Kosovës e bëri botën të shkruajë për Serbinë humane e solidare të Vuçiqit, që iu gjet Kosovës në kohë të vështira.

Sipas saj, Qeveria e Vetëvendosjes po e pastron nga të gjitha mëkatet Serbinë e Vuçiqit.

“Sot, Kryeministri i shkarkuar i Kosovës e bëri botën të shkruaj për Serbinë humane e solidare të Vuçiqit, që iu gjet Kosovës në kohë të vështira.

Asnjë vend tjetër i botës nuk do të kishte objektivitetin e Kosovës për ta sanuar figurën e Vuçiqit (sidomos në prag të dialogut) dhe pikërisht, për këtë efekt promocional Qeveria e Kosovës koketoi me atë të Serbisë.
Qeveria e Vetëvendosjes po e pastron nga të gjitha mëkatet Serbinë e Vuçiqit, para hapjes së shampanjës në një Shtëpi – që veç të bardhë nuk e duan”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë