Newco Ferronikeli Complex L.L.C dhuron 210 pako ushqimore-higjienike

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e Newco Ferronikeli Complex L.L.C , të cilët kanë njoftuar se do të ndihmojnë familjet në nevojë të Komunës së Drenasit me 210 pako ushqimore-higjienike në vlerën prej 10 mijë euro.

Më këtë rast, kryetari Lladrovci ka falënderuar Drejtorin gjeneral të New Ferronikeli Complex L.L.C, Iftach Ben Schlomo për këto ndihma dhe ka vlerësuar se përkrahja që po i bëhet qytetarëve të Drenasit që kanë nevojë, është shumë e mirëseardhur për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia globale COVID-19.

Këto ndihma do të ndahen për familjet të cilat kanë nevojë sipas listave të përpiluara nga administratorët e vendbanimeve. Prandaj ftohen administratorët e fshatrave; Tërstenik I dhe II, Shtuticë dhe Vërboc se pakot do të ndahen ditën e hënë (20.04.2020) duke filluar nga ora 8:30.

Kujtojmë që deri më tani, nga mjetet buxhetore të komunës dhe donatorëve janë ndarë mbi 1200 pako ushqimore-higjienike, ndërsa për të gjitha familjet që janë në asistencë sociale, javën e kaluar janë furnizuar me nga një thes me miell të 25kg, pra gjithsej janë ndarë 27.500kg me miell, donacion nga biznese e individ bamirës.

Ndërsa nga java e ardhme Komuna e Drenasit pritet të ndahen edhe 2000 pako ushqimore-higjienike për familjet në nevojë, nga buxheti i Komunës i ndarë në mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë