31 raste të reja me koronavirus, në total 480

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar për 31 raste të reja në Kosovë.

Sipas njoftimit, sot janë kryer 209 mostra dhe 31 prej tyre kanë rezultuar pozitive për të rritur numrin e përgjithshëm të të prekurve me Covid-19 në 480.

Po ashtu, sot janë shëruar pesë persona.

IKSHPK-ja njofton se të testuarit sot janë raste kontakti me të infektuarit, pastaj të karantinuarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe punonjës shëndetësorë.

Sot, si pasojë e koronavirusit ka vdekur edhe një person, duke e rritur në 12 numrin e përgjithshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë