Izolimi në shtëpi sjell probleme, rritet dhuna në familje

Izolimi brenda shtëpive po sjell një problem tjëtër në shoqërinë kosovare. Dhuna në familje është rritur. Për këtë shkak, kryeministri në detyrë dhe ministrja e drejtësisë në detyrë kanë kërkuar të denoncojnë dhunuesit.

Madje Kurti, ka thënë se Virusi nuk ndikon në shtyerjen e dënimit ndaj atyre që ushtrojnë dhunë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, apelojnë për denoncim të dhunës në familje

Rrugët e Prishtinës këto ditë janë bosh.

E situatë e njëjtë është në tërë territorin e Kosovës.

Por, duket se izolimi i qytetarëve për tu mbrojtur nga virusi korona ka sjell një problem tjetër.

Dhuna në familje këto ditë është rritur.

Madje raste të tilla janë pasqyruar edhe në raportin ditor të Policisë.

Dy persona janë arrestuar në 24 orët e fundit.

Në një rast në fshatin Smallushë të Lipjanit, është arrestuar një burrë pasi që ka sulmuar bashkëshorten e tij.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë në Podujevë, një person është arrestuar e dërguar në mbajtje pasi që ka sulmuar motrën e tij.

E informacioni se dhuna në familje është rritur, ka arritur edhe në zyrën e kryeministrit në detyrë.

Për këtë arsye Albin Kurti ka lëshuar një video mesazh, ku bënë thirrje që dhuna në familje të denoncohet.

E një video mesazh të tillë ka lëshuar edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka bërë thirrje që dhuna në familje të raportohet.

Pos kësaj Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se janë 3 numra telefoni në dispozicion në të cilët dhuna në familje mund të raportohet 24 orë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë