Formohet Qendra Operative në Komunën e Drenasit

Pas formimit të Shtabit Emergjent me datë 12.03.2020, në vazhdën e masave preventive ndaj virusit COVID-19, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka formuar Qendrën Operative Emergjente Lokale.

Qendra Operative do të trajtojë kërkesat e qytetarëve në këtë situatë të emergjencës shëndetësore dhe do të monitorojë dhe do të kërkojë nga akterët e nevojshëm shtimin e vigjilencës për mbrojtje nga virusi COVID-19 dhe do të raportojë për gjendjen aktuale në Komunën e Drenasit.

Qendra Operative do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP).

Vlen të përmendet se Komuna e Drenasit deri me tani nuk ka asnjë rast me COVID -19.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë