Drenasi ende i paprekur nga COVID-19

Komuna e Drenasit vazhdon të mbetet e paprekur nga virusi korona.

Ndonëse një person i prekur me COVID-19, në dokumentacion ka si vendbanim Drenasin, ai faktikisht nuk jeton prej kohësh në këtë komunë.

Por pavarësisht që nuk ka ende asnjë rast në Drenas, Komuna ka bërë të gjitha përgatitjet në rast që virusi arrin aty.

Në Drenas dhe në Komoran janë vendosur para një muaji tendat afër QKMF-ve të cilat janë në gjendje gatishmërie.

Po ashtu, kjo komunë është duke zbatuar në përpikëri vendimet e institucioneve qendrore për lëvizje të kufizuar dhe shtabi emergjent mbanë takimet e rregullta për të analizuar situatën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë