Lladrovci kërkon nga qytetarët të respektojnë ndalimqarkullimin në Komunën e Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë në përpikëri vendimin e nivelit qendror për ndalimqarkullimi nga ora 17:00 deri në ora 6:00.

Lladrovci ka falënderuar gjithashtu qytetarët për disiplinën e treguar dhe solidaritetin në ‘luftimin’ e kësaj sfide të emergjencës shëndetësore.

Me poshtë postimi i plotë i tij:

Qytetarë të nderuar të komunës së Drenasit,

Të gjithë pa dallim, ashtu si deri më sot, kërkoj të respektoni vendimin për ndalim qarkullim e sjellë mbrëmë nga niveli qendror, i cili duhet të respektohet në plotni, vendim i cili respektohet dhe zbatohet nga Shtabi Emergjent Lokal.

Ju falënderoj të gjithëve për disiplinën e treguar deri më tash, solidaritetin dhe respektimin e vendimeve dhe urdhrave të deritashëm. Kështu do të vazhdojmë, deri sa të kaloj rreziku nga virusi covid-19.

Kërkoj nga ju të mos dilni pa nevojë, sepse, kështu e përballojmë më lehtë këtë sfidë.

Rri në shtëpi.

Kujdes po, panik jo!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë