Jashari: Pas pandemisë do t’i përgjigjem Samiut për shumë të vërteta, që s’do të jenë aspak të këndshme

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë një reagim përmes një postimi në Facebook, kjo pas reagimit të tij në lidhje me ndihmën që PDK u ka bërë familjeve në nevojë, të prirë nga Sami Lushtaku.

“Dje, pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarë dhe shoqëria civile kam reaguar ndaj mënyres se si dega e PDK-së në Skenderaj po shpërndante ndihma me llogo të partisë dhe duke cenuar integritetin e familjeve në nevojë.

Sot, me vjen mirë që ata që dje bënin fushatë me qytetarët në këtë situatë emergjente, paskan filluar të korrigjohen.

Pas reagimit tim, Sami Lushtaku paska vazhduar me shpifje e deklarata që askush nuk i beson.

Marrë parasysh situatën në të cilën gjendemi, nuk do të merrem me deklaratat e tij derisa të përfundojë kjo pandemi, sepse fokusi jonë është menaxhimi efikas i situatës dhe përkrahja për qytetarët në nevojë”, shkruan Jashari, përcjellë Indeksonline.

Ai tutje thotë se pas tejkalimit të situatës do të gjejë kohë t’i përgjigjem Samiut për të thënë shumë të vërteta që për të nuk do të jenë aspak të këndshme kurse qytetarët do të njihen me gjendjen në të cilën e kam gjetur komunën pas marrjes së mandatit dhe të vërteta të tjera të kohës së luftës dhe paqes që më heret nuk i kanë ditur.

“Unë jam Kryetar i zgjedhur nga qytetarët, punoj me duar të pastërta, me transparencë e llogaridhënie, angazhohem për mirëqenien e qytetarëve dhe vlerësimin për punën time, projektet dhe të arriturat e komunës që unë udhëheqë e japin qytetarët me vullnet të lirë dhe pa ndikime.

Do të vazhdoj bashkë me qytetarët kundër së keqës!

Bashkë do t’ia dalim!

Panik JO, Kujdes Po”, përfundon kryetari i Skenderajt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë