Drenasi, shembull i respektimit të masave kundër koronavirusit

Drenasi është një nga qytetet e Kosovës ku më së shumti po respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Teksa numri i të prekurve me këtë virus po shpërndahet në të gjitha qytetet e vendit, Drenasi deri tash ka regjistruar vetëm një rast, me personin që është infektuar në Prishtinë e që s’ka vizituar vendlindjen qe gati një muaj.

Fotografitë e shkrepura, të shtunën në mesditë, tregojnë se në qendër të këtij qyteti s’ka fare qarkullim të njerëzve e se të gjithë po respektojnë rekomandimin për izolim, raporton Koha.

Në Kosovë deri tash janë infektuar 283 persona. Shtatë prej tyre kanë vdekur e 58 janë shëruar. Malisheva është komuna që ka regjistruar më së shumti raste deri tash – gjithsej 66. Prishtina, që dje pati 20 raste të reja, është komuna e dytë me më së shumti raste. Deri tash në kryeqytet janë regjistruar 47 raste.

Komunat e Kosovës të shtunën kanë vendosur që masa e ndalimit të qarkullimit prej orës 17:00 deri në orën 06:00 të vazhdojë edhe pas 13 prillit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë