Anulohen të gjitha organizimet përkujtimore

Deri para një viti, organizimet përkujtimore zhvilloheshin. Mirëpo, Pandemia ka paralizuar çdo gjë.

Edhe pse ishte menduar të mbahej një akademi përkujtimore për Agim Ramadanin, ajo nuk do të mbahet.

E organizime të tilla nuk parashihen të mbahen deri pas 18 qershorit.

Përfaqësuesi i shoqatës për familjarët e dëshmorëve thotë se deri me 18 qershor nuk ka organizime përkujtimore

Me 28 Mars u bënë 21 vjet që nga masakra e Izbicës.

Megjithatë, organizim për të përkujtuar 147 të rënët nuk pati.

E edhe vizitat në kompleksin memorial ishin më të rralla.

Njëjtë ndodhi edhe me përkujtimin e 98 viktimave të masakrës së Rezallës.

Ky përvjetor i 4 viteve më parë nuk u shënua siç ndodhte zakonisht në fillim të Prillit.

E të enjten u shënua 21 vjetori i betejës së Koshares.

Ani pse vitet e kaluara kishte organizime të mëdha për këtë përvjetor, njëjtë nuk ndodhi edhe në këtë kohë pandemie.

Përhapja e virusit Covid-19 ka bërë që të gjitha organizimet përkujtimore që mbahen çdo vit të anulohen.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, tha se do t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve përkatëse.

Por megjithatë, organizimet për homazhe të ndryshme të dëshmorëve të rënë në këto beteja nuk do të mungojnë.

Gucati thotë se do të organizohen për homazhe maksimum deri në 20 persona.

E njëjtë si Organizata e Veteranëve të Luftës, do të veprojnë edhe nga shoqata e përfaqësuesve të familjarëve të dëshmorëve.

Sipas Brahim Misimit nga kjo shoqatë, organizimi i radhës pritet të jetë në ditën e Çlirimit të Kosovës, me 12 qershor.

Ndërkohë rreth dy javë më parë në Skenderaj pas takimit të kryetarit Bekim Jashari me shoqatat e dala nga lufta, ishte marrë edhe vendim që të anulohen të gjitha aktivitetet përkujtimore të dëshmorëve e martirëve në Komunën e Skenderajt të parapara të mbahen në këtë periudhë./T7

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë