Njoftim nga KRM “Pastrimi” në Drenas

Ndërmarrja KRM “Pastrimi” në Drenas, njofton qytetarët e Komunës së Drenasit se nuk do të punoj sipas orarit të rregullt të mbeturinave për arsye të festave shtetërore.

Dje me datën 09.04.2020 Ditën e Kushtetutës dhe me datën 13.04.2020 për shkak të festës Pashkët Katolike, në kryerjen e shërbimit do të këtë të angazhuar vetëm një ekip kujdestar, e cila do të operoj sipas orarit që ka, në këto dy data në zonat kadastrale; Qyteti dhe Çikatovë e Vjetër.

Zonat kadastrale të cilat kanë mbetur pa ju kryer shërbimi me datën 09.04.2020 ditën e enjte janë; Sankoc, Zabel i Lartë, Korroticë e Lartë, Nekoc, Fushticë e Lartë, Fushticë e Ulët, shërbimi me mbeturina në këto zona do të kryhen në javën e ardhshme sipas orarit të rregullt.

Zonat kadastrale që do të mbesin pa ju kryer shërbimi me mbeturina me datën 13.04.2020 ditën e hënë, si; Drenasi 2, Çikatovë e Re, Damanek, Krajkovë, Zabel i Ulët, Korroticë e Ulët, shërbimi me mbeturina do të kryhet në javën e ardhshme sipas orarit të rregullt.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë