Ndahen 200 pako për 160 punëtor shëndetësor dhe 40 për punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi”

Janë ndarë 160 pako ushqimore-higjienike për punëtorët shëndetësor të Komunës së Drenasit të cilët janë duke punuar në 24 orë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19, si dhe 40 pako për punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi”.

100 pako janë donacion nga organizata “Islamic Relief”, ndërsa 100 të tjera nga “Bau Market” dhe “Al-Trade”.

Pakot e ndara për disa nga familjet e punëtorëve shëndetësor në Drenas dhe atyre të ndërmarrjes “Pastrimi”, është bërë më qëllim që të përkrahen edhe familjet e tyre, sepse ata edhe pse ne këtë kohë pandemie, janë të angazhuar me punë për të tejkaluar këtë gjendje.

Më këtë rast, kryetari Lladrovci, ka falënderuar organizatën “Islamic Relief” dhe “Bau Maret” e “Al-Trade” për këto ndihma me pako ushqimore-higjienike dhe ka vlerësuar se përkrahja që po i bëhet qytetarëve në këtë situatë është shumë e mirëseardhur për të tejkaluar gjendjen e krijuar nga pandemia globale e virusit COVID-19.

Kujtojmë që Komuna e Drenasit me mjetet buxhetore nga kategoria e subvencioneve (DSHMS) javën e kaluar ka ndarë 600 pako për familjet ne nevojë, ndërsa përmes donatorëve janë përkrahur të gjitha familjet me asistencë sociale me nga një thasë me miell 24kg. Po ashtu familjet e Drenasit janë ndihmuar edhe nga biznese e organizata të ndryshme me pako ushqimore-higjienike dhe deri më tani, mbi 2500 pako janë ndarë ne familjet e Drenasit.

Ditëve në vazhdim, Komuna e Drenasit, sipas vendimit të Kuvendit të Komunës për ndarjen e 229.200 euro për të tejkaluar situatën, do të ndajë edhe 2000 pako për familjet ne nevojë.

Ndarja e pakove ushqimore-higjienike është bërë çdo herë në bashkëpunim me administratorët e vendbanimeve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë