Arrestohen dy hajna në Drenas, njëri prej tyre merr lëndime duke i ikur policisë

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët kishin tentuar të kryenin vjedhje brenda në objektin e qendrës tregtare në Drenas (lokalet e reja), transmeton DrenicaOnline

Policia ka njoftuar se njëri prej të dyshuarve kishte marr lëndime trupore pasi kishte kërcyer nga kati i dytë i objektit dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit njëri prej të dyshuarve është ndaluar për gjashtë orë që më pas të lirohet, kurse i dyshuari tjetër pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Vjedhja në tentativë ka ndodhur të enjten në ora 11 e 15 minuta./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë