Njoftim për qytetarët e Poklekut të Vjetër

Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët e Poklekut të Vjetër, dhe gjithë qytetarët e Drenasit se kryetari i Komunës së Drenasit, në bazë të kompetencave të tij që dalin nga Plani i Reagimit Kombëtar sot ka marrë vendim që të lirojë nga detyra administratorin e fshatit Poklek, Fatmir Bucolli (Bella). Lirimi nga detyra vjen si pasojë e dështimit në vazhdimësi për të bashkëpunuar në mënyrë korrekte me Shtabin Emergjent të Komunës.

Detyrat e administratorit deri pas përfundimit të pandemisë do t’i kryejë zëvendës administratori i fshatit Poklek i Vjetër, Zekë Kluna.

Komuna e Drenasit përfiton nga ky rast që t’u bëjë thirrje të gjithë administratorëve që të jenë të përgjegjshëm dhe bashkëpunues në mënyrë që bashkë të tejkalojmë këtë situatë emergjente.

Komuna fton të gjithë qytetarët që të vazhdojnë t’i ndjekin rekomandimet e OBSH-së, IKSHP-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë