Sqarim për qytetarët e Komunës së Drenasit dhe opinionin publik

Në edicionin e lajmeve qendrore të një mediumi, mbrëmë me datë 05.04.2020, është transmetuar kronika “Në mungesë të miellit, Familja Gashi po ushqehet vetëm me patate”, ku kjo familje nga fshati Arllat i Komunës së Drenasit është paraqitur kinse nuk ka miell dhe po ushqehet vetëm me patate.

Duke pas parasysh që gjendja reale nuk është siç është tentuar të paraqitet në media po e japim këtë sqarim:

Intervista me Bajram Gashin që është ankuar se nuk ka miell dhe po ushqehet vetëm me patate e makarona, është zhvilluar me datë 30.03.2020 (e hënë), pra katër ditë pasi i njëjti është furnizuar me pako të miellit 25 kg nga Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHM). I njëjti, gjatë javës, konkretisht më datë 01.04.2020 nga Komuna e Drenasit ka përfituar pakon ushqimore-higjienike me18 artikuj, duke përfshirë 25 kg miell, të cilat janë shpërndarë përmes administratorëve dhe komisionit që është krijuar enkas për shpërndarjen e këtyre pakove. Po ashtu, Bajram Gashi është përfitues edhe i dy asistencave sociale nga Qeveria e Republikës së Kosovës të cilat i ka marrë më datë 25.03.2020, një ditë para se të marrë një thasë miell nga komuna. Familja Gashi pos ndihmave që i përmendem me lartë, sipas administratorit të fshatit, të njëjtit i kanë ndihmuar edhe dy banorë, njëri nga fshati Sankoc me 100 euro donacion dhe tjetri nga Negroci me 25 kg miell dhe gjëra të tjera ushqimore.

Duke pas parasysh këto ndihma që i janë dhënë Bajram Gashi gjatë dy jave, mediumi e ka transmetuar kroniken me vonesë prej 7 ditë duke e paraqitur palën sikur nuk ka miell dhe po ushqehet vetëm me patate. Kjo kronikë vë në lajthitje të qëllimshme shikuesit e mediumit dhe njëkohësisht dëmton gjithë procesin dhe angazhimin unik pozitë e opozitë dhe gjithë akterët relevant të Komunës së Drenasit për menaxhimin e situatës së pandemisë globale COVID-19.

Duke e publikuar media këtë lajm me një javë vonesë dhe pa marrë informacione nëse ka ndryshuar gjendja e familjes, tregon joprofesionalizëm dhe jokorrektësi nga ana e mediumit që është publik, dhe ka përgjegjësi para taksapaguesve.

Pra, Komuna me mundësitë e saj i ka dalë në ndihmë jo vetëm familjes Gashi, por të gjitha familjeve me kushte të rënda ekonomike-sociale në mënyrë që të tejkalojnë këtë situatë emergjente shëndetësore.

Të gjitha ndihmat e ndara deri më tani si nga Komuna e Drenasit, ashtu edhe nga donatorët, familjet përfituese janë përzgjedhur nga administratorët e vendbanimeve, duke synuar gjithmonë gjithëpërfshirjen. Shpërndarja e tyre është bërë në mënyrë transparente, ku të gjitha njoftimet i gjeni në ueb faqen e Komunës.

Viktimizimi dhe mosparaqitja e gjendjes reale, nuk i kontribuon kësaj situate emergjentë të cilën jemi dhe që po mundohemi të tejkalojmë në mënyrë sa më të mirë dhe të përgjegjshme para qytetarëve. Prandaj, ju lusim të mos e keqpërdorni këtë situatë të pandemisë dhe të dezinformoni opinionin publik me informacione që nuk përkojnë me gjendjen faktike.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që ato familje që kanë nevojë për ndihma, të lajmërohen tek administratorët e fshatrave, në mënyrë që të evidentohet secili përfitues. Listën e tyre e publikojmë serish në këtë sqarim.

Nuk ka familje që është në gjendje të rendë e që nuk është përfituese nga ndihmat, qoftë nga ndihmat e komunës, apo përmes donatorëve.

Komuna e Drenasit deri më tani ka ndihmuar mbi 1000 familje me pako ushqimore-higjienike dhe me nga 25 kg miell.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë