Lladrovci ngushëllon familjen Leci

I pari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllime për familjen Leci, familje e cila humbi Elheme Tahir-Lecin nënën e Heroit, Lec Leci nga Gradica.

Lladrovci shkruan se të gjithë ndjehemi të pikëlluar më rastin e vdekjes së Nënës Elheme dhe i bashkohemi dhimbjes së familjes, miqve dhe dashamirëve të familjes Leci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, morëm lajmin e rëndë se në moshën 85 vjeçare, u nda nga kjo jetë, Elheme Tahiri- Leci, nëna e Heroit Dr. Lec Leci – Gradica.

Ngushëllime të sinqerta për Familjen Leci!

Lajmi na pikëlloi pa masë, sepse ajo përjetoi gjithë vuajtjen, përndjekjen, luftën dhe sakrificën në familjen Gradica për më shumë se një shekull, edhe si nënë e heroit, Dr. Lec Lecit, pasardhës i denjë i Lec dhe Mehmet Gradicës.

Të gjithë ndjehemi të pikëlluar me rastin e vdekjes së Nënës Elheme, njëherësh shprehim ngushëllime dhe i bashkohemi dhimbjes së familjes, miqve dhe dashamirëve të familjes Leci!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë