Sqarim për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kërkon nga të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, atyre familjeve që kanë nevojë për pako ushqimore, që kërkesat e tyre ti orientojnë të kryetarët e fshatrave, sepse ata janë të zgjedhurit e vendbanimeve dhe e dinë më së miri nevojën e banorëve.

Prandaj, lusim që më mirëkuptim, secili nevojtar të lajmërohet në listën pritëse të administratorët e vendbanimeve. Presionet përmes mediave, nuk janë zgjidhje, dhe Komuna nuk merr veprime nga presioni mediatik, por sipas kërkesave që adresohen nga administratorët e vendbanimeve dhe dërgohen në Komunë.

Ndërsa për ato familje që vazhdimisht janë furnizuar me pako të miellit nga Drejtoria e Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale sipas kërkesave të tyre, do të vazhdojnë të marrin pakot me miell sipas vlerësimit që behën nga Drejtoria dhe administratorët e fshatrave.

Për të ju lehtësuar adresimin e kërkesave për furnizim me miell në këtë postim gjeni edhe formën e kërkesës.

Lusim të gjithë qytetarët që me mirëkuptim, të ju përmbahen procedurave për të qenë përfitues të pakove ushqimore dhe të miellit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë