Si do të jetë moti në Kosovë gjatë dy ditëve të para të prillit?

Vala e të ftohtit që po shtrihet edhe mbi rajonin tonë nga zona arktike, ditën e parë të muajit prill sjell mot dimëror, me reshje bore dhe rënie të theksuar të temperaturave edhe në vlera negative, bën të ditur Prishtina Weather.

Sipas shërbimit të meteorologjisë, reshjet e borës herë-herë do të bien me intensitet mesatar, e pritet formim i shtresës së borës edhe në vise të ulëta. Vonë në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.

PW parashikon se “nga dita e enjte do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, mirëpo mbeten nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore”.

“Cilësia e ajrit pritet të përmirësohet, ku vlerat do të zbresin edhe në të mira. Ditën e enjte pasi që erërat pritet të qetësohen, në mbrëmje vlerat mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme”, njofton PW.

Parashikimi për periudhën 1-2 prill:

1.04.2020 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me borë. Herë-herë reshjet e borës do të bien me intensitet mesatar. Edhe në vise të ulëta pritet të formohet shtresë bore. Vonë në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë. Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 2C, e në vise malore -7C deri -3C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-12m/s. Indeksi UV: 2.

2.04.2020 – Ftohtë, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Nga orët e pasdites më vonë priten kthjellime. Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 7C, e vise malore -7C deri 2C. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-6m/s. Indeksi UV: 4.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë