Restaurant “Dijamant” dhuron 5000 kg miell për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të martën ka pritur në takim pronarin e Restaurant “Dijamanti”, Faton Haziraj.

Haziraj në këtë takim ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë me 5000 kilogram me miell e 200L sapun të lëngshëm për familjet ne nevojë. Kryetari Lladrovci, ka falënderuar Faton Haziraj për këtë ndihmë të ofruar, dhe ka vlerësuar se kjo përkrahje është e mirëseardhur në këtë kohë pandemie.

Ndihmat e Restaurant “Dijamant”, do të ndahen sipas listave të dërguara nga administratorët e vendbanimeve, në listat pritëse.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë