Lladrovci fton qytetarët ta respektojnë ndalesën për lëvizjen e lirë, deri në vendimin tjetër

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët ta respektojnë urdhrin për kufizimin e lëvizjes, deri në një vendim tjetër, sipas orarit të deritashëm.

Lladrovci ka ftuar qytetarët të mos i japin mundësi virusit e të rrinë në shtëpi.

Postimi i plotë në facebook i Lladrovcit:

Qytetarë të nderuar,

Vendimet e institucioneve qendrore duhet të respektohen rreth kufizimit të lëvizjes së lirë. Deri në një vendim tjetër, në fuqi është ndalesa e lëvizjes së lirë, nga ora 17:00 deri në ora 6:00.

Deri në një vendim tjetër, ky orar duhet të respektohet nga të gjithë ne!

Mos i jep mundësi virusit, rri në shtëpi.

Kujdes po, panik jo!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë