Kryetari Lladrovci pret zv. Ministrin Dugolli, Uniteti qytetar e politik vlerë e Drenasit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot, priti në takim, zv. ministrin e FSK-së, Enver Dugollin, dhe me këtë rast u diskutuat masat e ndërmarra në kuadër të parandalimit dhe luftimit të virusit covid19 në këtë komunë si dhe aktivitetet tjera rreth pandemisë.

Në një postim në rrjetin social z. Lladrovci e ka vlerësuar të mirëseardhur vizitën e zv. Ministrit Dugolli duke theksuar se “uniteti qytetar dhe politik në nivelin lokal në kohë pandemie, është vlerë e komunës tonë. Ky unitet lehtëson zbatimin e vendimeve të nivelit qendror, pikë për pikë”.

Ja postimi i z. Lladrovci:

Vizitë e mirëseardhur nga zv. Ministri i FSK-së, Enver Dugolli, në komunën e Drenasit, ku diskutuam për gjendjen në të cilën ndodhet komuna jonë, veprimet e ndërmarra dhe domosdonë e përcjelljes së vazhdueshme të situatës.

Uniteti qytetar dhe politik në nivelin lokal në kohë pandemie, është vlerë e komunës tonë. Ky unitet lehtëson zbatimin e vendimeve të nivelit qendror, pikë për pikë. Madje, theksova në takim me z. Dugolli se ne kemi marrë vendime strikte para se të marrë vendime niveli qendror.

E falënderova zëvendës ministrin Dugolli për vizitën, duke mirëpritur angazhimin e plotë të tij dhe institucioneve qendrore për Drenasin, në kuadër të angazhimit të qeverisë për të tejkaluar situatën me dëmet sa më të vogla.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë