Ramiz Lladrovci me Bekim Jasharin: Bashkimi bën fuqinë!

Pas vizitës së kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, kryetari i Drenasit, ka shkruar në rrjetin social se janë të lumtur që ende nuk kanë asnjë rast me covid19, dhe ka uruar të mos ketë raste të infektimit me këtë virus, as raste të reja në vend e më gjerë.

“Masat e ndërmarra në komunat tona, janë në përputhje me rekomandimet e nivelit qendror, madje mendojmë se kemi ndërmarrë masa të shtuara, prandaj së bashku vlerësuam disiplinën dhe kujdesin e madh të institucioneve lokale dhe të qytetarëve për të zbatuar rekomandimet”, ka shkruar z. Lladrovci dhe ka shtuar “në këtë kohë pandemie, bashkimi bën fuqinë! Zbato rekomandimet. Kujdes po, panik jo!

Ja postimi i z. Lladrovci në fb:

Vizita e Bekim Jasharit, në çdo kohë është e mirëseardhur. Nga shpallja e situatës emergjente e deri më tash, ne jemi shumë të lumtur sepse ende nuk kemi asnjë rast me covid19, as në Drenas as në Skenderaj. Urojmë të mos ketë raste të infektimit me këtë virus, as raste të reja në vend e më gjerë.
Edhe pse i kemi ndërmarrë të gjitha masat për ta penguar dhe për ta luftuar virusin, kemi nevojë ende për disiplinë.
Masat e ndërmarra në komunat tona, janë në përputhje me rekomandimet e nivelit qendror, madje mendojmë se kemi ndërmarrë masa të shtuara, prandaj së bashku vlerësuam disiplinën dhe kujdesin e madh të institucioneve lokale dhe të qytetarëve për të zbatuar rekomandimet.
E falënderoj Bekim Jasharin për vizitën. Në këtë kohë pandemie, bashkimi bën fuqinë!
Zbato rekomandimet. Kujdes po, panik jo!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë