Kryetari Lladrovci merr pjesë në një orë mësimi nga distanca

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Drejtorin e Arsimit, Muhamet Gjoka, gjatë ditë së sotme, kur mësimi nga distanca ka filluar në javën e dytë, kanë marr pjesë drektë në mbajtjen e një ore më nxënës e mësimdhënës për të parë nga afër se si po zhvillohet procesi i mësimit nga distanca.

Më këtë rast, kryetari Lladrovci i është drejtuar nxënësve duke i përgëzuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë më mësimin nga distanca, të vetmen alternativë në këtë kohë pandemie.

“Me gjithë angazhimet e mia dhe të stafit tim në këtë kohë, sot kam kënaqësinë, që për disa minuta të jem me ju, për ta shprehur gjithë mbështetjen time për mësimin në distancë që po e mbani.

Ju përgëzoj për angazhimin dhe përkushtimin, që po e tregoni në këtë kohë. Jam ne dijeni, se sot hyni në javën e dytë e mësimit nga distanca, përmes platformave të avancuara online.

Ju lus që të vazhdoni tutje. Ngase me qëndrimin tuaj në shtëpi, e mos daljen, ju deri tani na keni ndihmuar shumë, por tash me fillimin e mësimit në distancë, ju vërtet po luftoni për ta mposhtur këtë virus, që është shpallur pandemi.

Kam besim të plotë, se kështu do vazhdoni, dhe jam mirënjohës për këto veprime për të parandaluar përhapjen e virusit. Ky veprim i juaji, është rezultat që deri më sot, Drenasi nuk është prekur nga virusi COVID-19, prandaj vazhdoni të keni kujdesin e shtuar që së bashku të tejkalojmë këtë sfidë.
Ju falënderoj dhe përgëzoj secilin nga ju, gjithashtu falënderoj edhe mësimdhënësit dhe të gjithë organizatorët e këtij mësimi.

Paçi shëndet, suksese, e ju priftë e mbara!

Rrini në shtëpi!”

Panik JO, Kujdes Po!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë