Lladrovci në krye të detyrës, falënderon qytetarët për respektim të urdhrave: Rri në shtëpi!

Nga dita e parë e shfaqjes së gjendjes emergjente, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është treguar shumë aktiv, duke qenë në çdo vend ku e kërkon edhe përgjegjësia institucionale edhe solidariteti e humanizmi, duke mos iu shmangur asnjë situate.

Ai, sot, ka postuar në rrjetin social, një falënderim duke e ilustruar me foto të shumta, me shtabin Emergjent Lokal, drejtuesit lokal të institucioneve, mjekët, infermierët, administratorët e fshatrave, takimet me vullnetarët e donatorët, shpërndarja e ndihmave për qytetarët me nevojë e aktivitete tjera të ndërmarra nga komuna.

Ja postimi i z. Lladrovci në fb:

Gjithmonë në krye të detyrës e përgjegjësive, në çdo rast e situatë, me tërë mundësitë që ofron ligji dhe solidariteti njerëzor, me institucionet lokale dhe vullnetarët, në frontin e përbashkët kundër virusit.
Falënderoj qytetarët që respektojnë urdhrat e nivelit qendror e lokal. Do të jemi pranë secilës familje në komunën tonë. Mos i jepni mundësi virusit, rri në shtëpi!
Së bashku do ta fitojmë këtë sfidë. Kujdes po, panik jo!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë