Njoftim për qytetarët e Komunës së Drenasit

Në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikë së Kosovës i datës 27.03.2020 Nr.02/17, Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të ju njoftoj për masat e reja të marra për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve private.

Me këtë vendim gjatë orës 17:00-06:00 (nga pasditja deri në mëngjes) ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private përveç nevojave mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëzit dhe kafshët/shpezët), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).

Po ashtu ndalohet qarkullimi i qytetarëve në zonat (sheshet) e hapura në territorin e Komunës së Drenasit, përveç banorëve të këtyre zonave dhe personave të autorizuar nga organet përkatëse.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit, ka hartuar Vendim të bazuar në nenin 1.3 të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 27.03.2020 Nr. 02/17, ku në vendimin e DZHE-së, obligohet; barnatoret e licencuara në Republikën e Kosovës të cilat operojnë në territorin e Komunës së Drenasit dhe ushtrojnë veprimtarit e tyre e ushtrojnë nga ora; 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë. Puna duhet të vazhdojë dhe të respektohet sipas orarit të caktuar të kujdestarisë. Barnatoret orarin e tyre të punës dhe kujdestarisë duhet ta vendosin në vendin e dukshëm. Njëherit kërkojmë nga operatoret ekonomik-barnatoret ta respektojnë ligjin e punës LIGJI Nr. 03/L-212, orarin e punës për punëtoret e tyre, duke respektuar – Kreun IV -Orari i punës dhe dispozitat tjera të këtij ligji. Ky vendin pezullon vendimin e datës: 20.02.2020 me Nr. 030-01-9686 dhe vendimin e dt. 21.02.2020 me nr.05-030-9927 deri në një vendimin tjetër.

Bashkëngjitur në këtë njoftim gjeni Vendimin e DZHE-së dhe oraret e kujdestarisë së barnatoreve në territorin e Komunës së Drenasit, më qëllim që qytetarët të jenë të njoftuar për oraret e punës dhe kujdestarisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë