Këta janë anëtarët e rinj të Bordit të ShSKUK’së

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 17-të me radhë ka marrë vendim që të shkarkojë Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, ku me po të njëjtin vendim ka emëruar edhe Bordin e Ri, raporton Express.

Sipas vendimit të qeverisë në detyrë, Bordi Drejtues i SHSKUK-së u shkarkua për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.

Në këtë vendim gjithashtu janë emëruar edhe Bordi i Ri. Pjesë e këtij bordi janë: Agreta Gecaj – Gashi, Aida Rexhepi, Xhevat Jakupi, Diana Dafota, Spitali i Përgjithshëm Gjakovë, Sadete Hadri, Mirsad Shkreta dhe një ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë