Gënjeu në rrjetet sociale se ka dal pozitiv e koronavirus, arrestohet një person

Kur e gjithë bota po lufton me pandeminë COVID-19, ka nga ata që këtë situatë e keqpërdorin.

Njëjtë ka ndodhur edhe me një person në Prishtinë i cili përmes rrjeteve sociale ka gënjyere se është testuar dhe ka dal pozitiv me koronavirus.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull   kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social ka gënjyer se është testuar dhe ka dal pozitive me sëmundjen COVID-19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë