Komuna e Drenasit i destinon 229,200 euro për situatën emergjente, Asambleja më unike se kurrë për gjendjen dhe masat

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka parashtruar kërkesën për seancë urgjente, pas njoftimit nga ana e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për të trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me situatën emergjente për parandalimin e COVID-19.

Në këtë seancë, u mor vendim që 229,200 euro, të jepen për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Po ashtu, Lladrovci ka zgjeruar Shtabin Emergjent Lokal me anëtarë të rinj nga asamblistët e opozitës si dhe bashkëngjitjes përgjegjësve për blerje emergjente, ku i bashkohen dy anëtarë po ashtu të opozitës dhe një nga pozita.

Lladrovci ka theksuar se “ne jemi pranë çdo qytetari, në pajtim me detyrat dhe përgjegjësitë tona dhe institucioneve lokale, Shtabi Emergjent Lokal dhe mekanizmave tjerë për luftimin e virusit covid-19. Respektoni udhëzimet, mos e kërkoni virusin duke dalë nga shtëpia. Rri në shtëpi!

Ja postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Pas njoftimit nga ana e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, me kërkesën time, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, ftoi mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës për të trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me situatën emergjente për parandalimin e COVID-19. Mjetet e propozuara me vlerë 229,200 euro, janë aprovuar për t’u bartur për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19. Falënderoj të gjithë asamblistët për unitetin e plotë për masat dhe përkrahjen e ofruar për Shtabin Emergjent Lokal. Falënderoj aprovimin e propozimit që të plotësohet Shtabi Emergjent edhe me dy asamblistë të opozitës dhe një të pozitës. Si dhe, dy anëtarë tjerë të opozitës dhe një i pozitës që të marrin përgjegjësi në negocimin e kontratave gjatë emergjencës shëndetësore së bashku me zyrtarët e prokurimit për kontratat e negociueshme. Po ashtu, po aq asamblistë janë përcaktuar rezervë që në rast mungese të ndonjërit, të ketë zëvendësim. Me transparencë do të bëjmë njoftimin për shpenzimet e parasë publike duke mos i lënë vend abuzimit me këto mjete, duke e evituar çdo shpifje rreth shpenzimeve. Ne jemi pranë çdo qytetari, në pajtim me detyrat dhe përgjegjësitë tona dhe institucioneve lokale, Shtabit Emergjent Lokal dhe mekanizmave tjerë për luftimin e virusit covid-19. Respektoni udhëzimet, mos e kërkoni virusin duke dalë nga shtëpia. Rri në shtëpi!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë