Vendimi Kryetarit të Komunës për orarin e punës dhe masat mbrojtëse të detyrueshme për marketet ushqimore në Drenas

Bazuar në nenin 13, 58 të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 72 të Statutit të Komunës së Drenasit, Vendimit të Qeverise së Republikës sëKosovës Nr. 01/07, i datës 11.03.2020, me qëllim të parandalimit të infeksionit nga virusi COVID-19, Planit të Reagimit Kombëtar, i cili specifikon se Kryetari i Komunës ka të drejtë në rrethana të caktuara emergjente ka fuqi politike për bërjen, ndryshimin dhe shfuqizimin e urdhrave dhe rregulloreve, rekomandimit të shtabit emergjent, të mbledhjes së datës 23.03.2020, Urdhëresës Nr. 01/04, të datës 20.03.2020, për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës së shëndetit publik, të MEPTINIS-it, nenin 49 të Ligjit Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Kryetari i Komunës, me qëllim të parandalimit të virusit COVID-19, merr këtë:

VENDIM

I. Të gjitha Marketet Ushqimore duhet të respektojnë orarin e ri të punës dhe mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 08:00-20:00, nga data 23.03.2020, deri në një vendim tjetër.

II. Të gjitha këto biznese obligohen që t’i zbatojnë të gjitha masat, dhe rekomandimet e dhëna të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) dhe Ministrive përkatëse.

III. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset: Drejtoria e Inspekcionit.

IV. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga ana e kryetarit të komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë