Qytetarët e Drenasit vazhdojnë ti respektojnë urdhërat e Qeverisë

Qytetarët e Komunës së Drenasit po vazhdojnë ti respektojnë urdhërat e Qeverisë së Kosovës dhe Institutit të Shëndetësisë Publike për të qëndruar në shtëpitë e tyre.

Në kohën kur ka shpërthyer pandemia nga virusi COVID-19, masa më e mirë preventive për secilin është qëndrimi i izoluar në shtëpi.

Kjo ka ndikuar edhe te qytetarët e Drenasit, që po tregojnë një vëmendje, qytetari dhe kujdes të jashtëzakonshëm karshi pandemisë.

Këtë e dëshmon edhe kjo foto nga sheshi i qytetit në të cilin nuk shihet asnjë lëvizje.

Qeveria e Kosovës dhe KK Drenas vazhdimisht apelon te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe në këtë mënyrë ta kalojmë sa më shpejtë coronavirusin e ri që ka prekur në përmasa globale. /DrenicaOnline

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë