Lladrovci: Rri në shtëpi, mos e kërko virusin duke shëtit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët që të evitojnë daljet pa nevojë jashtë shtëpisë për shkak të pandemisë COVID-19.

Ai ka falendëruar për bashkëpunim qytetarët, shtabin e emergjencës, stafin shëndetësor, inspektoratin, policinë dhe gjithë akterët relevant për angazhimin e deritanishëm.

Me poshtë postimi i plotë i tij në facebook:

Rri në shtëpi, mos e kërko virusin duke shëtit se të vjen në shtëpi!

Falënderoj qytetarët për bashkëpunim, për respektimin e situatës emergjente. Falënderoj po ashtu, Shtabin e Emergjencës lokale, mjekët, infermierët, stafin teknik, zjarrfikësit, inspektoratin, Policinë e Drenasit, personalitetet e komunës tonë, zyrtarët e komunës, stafin shëndetësor vullnetar i cili u kyç në përballimin e situatës për angazhimin e deritashëm.

Luftimi i covid-19, nuk ka marrë fund, ju ftoj të gjithëve të silleni në pajtim me urdhrat e institucioneve qendrore rreth situatës. Mos dilni pa nevojë, mos e merrni virusin në rrugë sepse e çoni në shtëpi, tek më të dashurit tuaj. Mos dilni pa nevojë, më mirë ta pengoni virusin se sa ta shëroni!

Kujdes po, panik jo!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë