Lokalizohet edhe një ndezje zjarri në lagjen e Feronikelit

Në mbrëmjen e së dielës, në lagjen e Feronikelit, zjarrfikësit e ndërmarrjes së Ferronikelit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin e përhapur në këtë lagje, përkatësisht në vendin e quajtur “Sukat”.

Falënderojmë zjarrfikësit e ndërmarrjes së Ferronikelit, të cilët i kanë dal në ndihmë zjarrfikësve të Komunës së Drenasit, pasi që këta të fundit ishin në një intervenim, po ashtu për të lokalizuar një zjarrëvënie tjetër.

Zjarrëvniët janë duke ardhur si pasojë e qytetarëve të pandërgjegjshëm të cilët po e shfrytëzojnë kohën e pandemisë, për piknik!

Komuna e Drenasit, sërish u bënë apel qytetarëve që t’i përmbahen në plotni masave të rekomanduara parandaluese të përhapjes së virusit COVID-19, të rrini në shtëpi, jo të dilni për piknik.

Pos rrezikut të infektimit nga virusi, ju po rrezikoni edhe natyrën e Juaj, prandaj ju lutemi, qëndroni në shtëpi, pranë të afërmeve tuaj dhe ndiqni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP).

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë