Lladrovci ngushëllon familjen Haliti dhe përsërit që ti respektojnë urdhrat rreth pandemisë

Pasi u shënua viktima e parë në Kosovë nga virusi covid-19, Lladrovci e ka ngushëlluar familjen Haliti për vdekjen e 82 vjeçarit nga fshati Dumnicë e Podujevës.

Lladrovci përsëri u bën thirrje qytetarëve të komunës së Drenasit, të respektojnë të gjitha urdhrat rreth pandemisë.

Postimi i plotë i Lladrovcit.

Sot u shënua viktima e parë nga virusi covid-19, në Kosovë. I shpreh ngushëllime familjes Haliti në Dumnicë të Podujevës.

U bëj thirrje qytetarëve të komunës së Drenasit, të respektojnë të gjitha urdhrat rreth pandemisë.

Secili e ka në dorë mundësinë për t’u ruajtur vet dhe për t’i ruajtur anëtarët e familjes dhe të tjerët rreth tij.

Mos i jep hapësirë as rast virusit, rri në shtëpi.

Kujdes po, panik jo!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë