Komuna e Drenasit del me njoftim sa i përket mësimit në distancë (mësimi online)

Nga nesër fillon mësimi në distancë

Komuna e Drenasit, njofton prindërit dhe nxënësit se nga e hëna me datë 23 mars 2020 në ora 11:15, MASHT fillon mësimin në distancë, fillimisht mësimi do të jetë për lëndën e gjuhës shqipe dhe matematikë, ndërsa për lëndët tjera do të filloj më vonë.

Mësimi në distancë mund ta shikoni përmes emisioneve në RTK1, RTK4 dhe përmes këtij linku: http://emesimi.rks-gov.net

Ftojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit të respektojnë terminët e lartcekura në mënyrë që të zhvillohet mësimi nga distanca për gjithë nxënësit.

Komuna e Drenasit dhe MASHT-i do të ju mbajmë të informuar në vazhdimësi për hapat e mëtejmë që do të merren për mbajtjen e mësimit në distancë deri në kalimin e gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë