Pas kërkesës se Lladrovcit, Qeveria vendos ti përmisojë vendimet për masat parandaluese ndaj virusit COVID-19

Kërkesa e kryetarit Lladrovci drejtuar nivelit qendror për rishikim të vendimeve për masat parandaluese ndaj virusit COVID-19, ka shtyrë që në orët e mbrëmjes të dalë me një urdhëresë të re.

Sipas kësaj urdhërese ndalohen edhe shërbimet e bizneseve “take away”, por, vetëm më mundësi ‘delivery’.

Ky vendim dhe të tjerat në këtë urdhëresë janë marrë pas shprehjes së shqetësimit që po ka grumbullim të madh të qytetarëve pranë këtyre pikave, duke u bërë rrezik potencial për përhapjen e virusit.

Po ashtu, është marrë vendim që të mbyllen edhe parqet. Për me shumë, shih kërkesën e adresuar nga Kryetari Lladrovci, që është mbështetur nga kryetarë tjerë dhe Asociacioni i Komunave, dhe urdhëresën e lëshuar me ndryshime sipas kërkesave.

Kërkesa e Lladrovcit:

Kryetari Lladrovci kërkon rishikim të vendimeve nga niveli qendror për masat parandaluese ndaj virusit COVID-19

Vendimi nga MEPTINIS

Nxjerren urdhëresa të reja si masa për emergjencën e shëndetit publik

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë