Inspektorati në Drenas sigurohet për zbatimin e masave të reja

Inspektorati i Komunës së Drenasit ka dalë në terren për të inspektuar bizneset në zbatim të urdhëresës së fundit të lëshuar nga niveli qendror, përkatësisht, Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS)

Inspektorët komunalë në zbatim të këtyre masave kanë monitoruar bizneset, veprimtaria ekonomike e të cilave nuk është lejuar të ushtrohet në këtë periudhë të emergjencës së shëndetit publik të rrezikuar nga virusi COVID-19.

Po ashtu, siç shihet në këto fotografi, inspektorët kanë vendosur shenjën zyrtare për të njoftuar qytetarët se këto biznese nuk punojnë në bazë të vendimeve të nivelit qendror. Ndërsa, bizneset të cilat nuk i respektojnë këto vendime, Drejtoria e Inspekcionit do t’i mbyllë me proces.

Ndryshe, kërkesa e Kryetarit Ramiz Lladrovci, e përkrahur nga kryetarët e tjerë, dhe Asociacioni i Komunave për rishikim të vendimeve për masat parandaluese ndaj virusit COVID-19, ka shtyrë Ministrinë që dje në orët e mbrëmjes të dalë me një urdhëresë të re.

Sipas kësaj urdhërese ndalohen edhe shërbimet e bizneseve “take away”, por, vetëm më mundësi ‘delivery’. Ky vendim dhe të tjerat në këtë urdhëresë janë marrë pas shprehjes së shqetësimit që po ka grumbullim të madh të qytetarëve pranë këtyre pikave, duke u bërë rrezik potencial për përhapjen e virusit.

Apeli jonë është të respektoni këto vendime dhe rekomandimet e IKSHP-së.

Të kujdesemi për higjienën, shëndetin, sepse vetëm bashkë ia dalim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë