Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Labinot Halilaj, më datë: 27/03/2020 (e premte) duke filluar në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.

THËRRET MBLEDHJEN E RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS

Mbledhja do të ketë këtë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të dt. 28.02.2020.
2. Propozim Vendim i statutit për ndërmarrjen publike Lokale “Staticioni i autobusëve” , SH. A. në Drenas-Gllogoc.
3. Propozim Vendim për formimin e komisionit për vlerësimin e pronave që mund të këmbehen dhe dhënien e rekomandimeve për pronat që duhet të shpronësohen në parcelën 743/1,në zonën e kadastrave Drenas.
4. Diskutim rreth situatës emergjente e krijuar nga COVID-19, dhe mundësit e ndarjes buxhetore për tejkalim të situatës në Komunën e Drenasit.
5. Të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë