Të shtunën mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Të shtunën pasdite pritet të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Lajmi ka marrë vesh se nga deputetët e LDK-së përveç Vjosa Osmanit edhe Haxhi Avdyli, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala janë kundër mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Sa i përket seancës për të shtunën, burime të lajmi.net brenda Kuvendit të Kosovës kanë bërë të ditur se nuk kanë pranuar ende kërkesë zyrtare për mbajtjen e seancës.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbështetjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe është raportuar se edhe minoritetet do të jenë pro LDK-së.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë ende përgjigen e saj për çështjen e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi ka bërë të ditur se shumë shpejt partia e tij do të dalë me qëndrim rreth mocionit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë