Norvegjia e gatshme ta ndihmojë Kosovën në parandalimin e koronavirusit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, transmeton Klan Kosova.

Takimi u mbizotërua nga diskutimi mbi situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID- 19.

Ambasadori shprehu gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Kosovës në përpjekjet e saj për parandalimin e shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit Korona.

Kurti shprehu falënderimet e sinqerta për përkrahjen e shtetit Norvegjez dhe bëri thirrje për solidaritet në mes të gjitha shteteve të cilat po ballafaqohen me pandeminë COVID- 19. Të dy u zotuan të shtojnë bashkëpunimin në mes dy shteteve në të gjitha fushat.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë