Limaj: Kemi thënë nga fillimi se ky koalicion nuk do të mbijetojë, por s’kemi besuar që bie kaq shpejt

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, ka thënë se e përkrahin iniciativën e LDK-së për t’i thirru mocion Qeverisë.

Ai ka thënë se shumë shpejt ky mocion duhet të shkojë në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Mocioni në raste të tilla kanë një rrugë të shpejtë të aktivizimit. Sot kemi biseduar për mocionin, për zhvillimet deri te ky mocion. Ai [Mustafa] më njoftoi për të gjitha telashet që kanë çuar deri te ndërmarrja e një akti të tillë”.

“Për hapat tjerë do të ulemi dhe do të bisedojmë. Duhet t’i respektojmë ligjet. Konkludimi është se vendi është në vakuum institucional, duhet të ketë institucione stabile për t’iu përgjigjur situatës”, ka thënë Limaj pas takimit.

“Vendimi politik është marrë, tash duhet të formatizohet në Parlament dhe duhet të bëhet sa më shpejt. Nga dita e parë kemi thënë se ky koalicion nuk do të mbijetojë, por nuk kemi besuar se do të bie kaq shpejt”.

Limaj nuk është përgjigjur nëse janë për t’u bashkuar në një Qeveri teknike, por që ka thënë pas thirrjes së mocionit nuk është e domosdoshme që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë