Imazhe të shkrepura në vende të ndryshme të botës, që tregojnë si po respektohet masa e distancës nga frika e coronavirusit

Në vende të ndryshme të botës qytetarët kanë shprehi që kur takohen me dikë në rrugë t’i shtrëngojnë duart e në disa tjera edhe të përqafohen dhe puthen, mirëpo nga shfaqja e coronavirusit në Kinë që me shpejtësi të madhe u përhap në vende tjera, ka bërë që kjo praktikë të ndërpritet – të paktën derisa të kalojë kjo krizë.

E kjo i ka bërë njerëzit të jenë më të vëmendshëm dhe të respektojnë këshillat e ekspertëve të shëndetësisë që të mbajnë distancë prej të paktën dy metrave, me qëllim të parandalohet përhapja e mëtejme e COVID-19, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e publikuara më poshtë tregojnë më së miri se si po respektohet kjo direktivë nga vende të ndryshme të botës – madje edhe në institucione shtetërore nëpër familje, objekte fetare e deri te radhët e gjata të pritjes para marketeve.

Qytetarët duke mbajtur distancën e kërkuar nga autoritetet derisa po prisnin para një marketi në Barcelonë

Pastorët mbajnë maska mbrojtëse në meshën që e ndjekin në kishën Yido në Seul të Koresë së Veriut

Radhë të gjata para zyrave të postës në Debrecen të Hungarisë

Qytetarët amerikanë duke pritur në radhë para dyqaneve që shesin armë në Culver të Kalifornisë

Pritje të gjata para marketeve në Manila të Filipineve, ku qeveria e këtij vendi po aplikon masa të karantimit të lagjeve të tëra

Nga frika se mund të mbesin pa ushqim, qytetarë të shumtë të Costco në Las Vegas presin me orë të tëra nëpër parkingjet e marketeve

Si preventivë, qytetarët e Manilës madje i kanë shënjuar me vija hapësirat se sa duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit derisa presin para marketeve

Me ombrella në duar, qytetarët e Pamplonas në veri të Spanjës presin në radhë para një furre

Përveç se mbajnë maska mbrojtëse, qytetarët në Romë të Italisë po respektojnë plotësisht masën preventive të distancës derisa po presin para barnatores

Edhe në Bruksel një masë e tillë preventive po vërehet te qytetarët, që po presin në radhë para marketeve për t’u furnizuar me artikuj të ndryshëm ushqimor dhe sanitar

Gjatë një konference për media, Angela Merkel ka folur para gazetarëve, të cilët ishin urdhëruar të mbajnë nga një karrige të zbrazët në mënyrë që t’i ndajnë të paktën një metër larg nga kolegët e tyre.

Skenë e ngjashme para një marketi në New York, ku autoritet federale u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos organizojnë tubime publike ku marrin pjesë më shumë se 10 persona

Në Francë janë raportuar më shumë se 9.100 raste me coronavirus dhe mbi 260 të vdekur, mirëpo qytetarët në Paris po respektojnë këshillën për të mbajtur distancë

Enza Garzia (në të majtë) duke ruajtur distancën me Paola Albano derisa po bisedonin në pjesën qendrore të Romës

Pritje të gjata dhe masa parandaluese të qytetarëve francezë që po bëheshin gati të votojnë për zgjedhjet lokale të 15 marsit në Paris

Një skenë e ngjashme është parë para një dyqani në Barcelonë

Punonjësja e një marketi në Buenos Aires të Argjentinës ka ndërmarrë masa më radikale preventive – duke mbuluar veten në najlon derisa klientët po bëheshin gati të paguajnë ato që i kanë blerë

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë