Fillon pastrimi i rrugëve në Drenas

Si masë shtesë mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e COVID-19, Komuna e Drenasit në koordinimin me KRM “Pastrimi”, kanë bërë pastrimin e rrugëve në Drenas.

Ne të tjerët i ndihmojmë duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë. Komuna e Drenasit falënderon ekipin e KRM “Pastrimi” për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve. Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë vetën dhe të tjetër.

Së bashku mund të tejkalojmë këtë sfidë, duke reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme dhe duke qëndruar sa më shumë në shtëpi.

#KujdesPo, #PanikJo!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë