Vendoset tenda në oborrin e QKMF-së “Dr.Hafir Shala” në Drenas

Pas vendimit të Shtabit Emergjent, është vendosur tenda në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas.

Tenda është vendosur për t’i shmangur kontakteve brenda objektit të QKMF-së dhe në mënyrë që ata të cilët dyshojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të virusit COVID-19, të kryejnë kontrollin fillimisht në këtë tendë, ndërsa shërbimet tjera në QKMF nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë sipas planit të punës.

Kujdes po, panik jo!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë